Pllaka të mëdha nga gres porcelani revolucionarizojnë konceptin e një sipërfaqeje të njëtrajtshme dhe hapin perspektiva të reja për dizajnin arkitektonik.
Një familje me madhësi të pazakontë me dimension deri në 160×320 cm, në një numër të madh efektesh dhe strukturash për të gjitha përdorimet e synuara: mbulesa dyshemeje dhe muri, fasada të ventiluara dhe orendi të brendshme dhe të jashtme.
Me peshë të lehtë dhe të lehta për tu trajtuar, pavarësisht nga madhësia e tyre, pllakat e mëdha nga porcelani në Kreativ Qeramika janë në dispozicion nga të gjitha brendet e Grupit Florim (Floor Gres, Rex, Cedit, Casa dolce casa – Casamood dhe Cerim) dhe gjithashtu përfshinë një brend të specializuar në prodhimin e pllakave për tryeza të punës – FLORIM Stone.
Sipërfaqe me dimension deri në 160×320 cm me trashësi 6 mm për dysheme, mure, fasada të ventiluara dhe orendi (tavolina, dyer, vatër zjarri dhe shumë zgjidhje të tjera të aplikimit). Projekti Magnum Oversize mori çmimin ADI Compasso D’Oro 2016.
Shiko të gjitha koleksionet
Brend i specializuar në pllaka me dimension të madh për realizimin e tryezave të punës për kuzhinë, banjo dhe projekte të enterierit. FLORIM Stone ofron një dimension të vetëm të madh, 162×324 cm, i disponueshëm në tri trashësi, 6, 12 dhe 20 mm, për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive rezistencës ndaj stresit dhe thyerjes. Efektet e ndryshme janë krijuar duke ri-përpunuar modelet e pllakave nga projekti Florim Magnum Oversize.
Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, Km 1
Rr. Rrafshi i Kosovës Nr.52
10000 Prishtinë, Kosovë
+383 38 602 600
+383 45 602 600
+383 49 602 600
Autostrada Tiranë - Elbasan, Km 2
Godina 2, 1003 Tiranë, Shqipëri
+355 68 353 6687
online@kreativqeramika.com